Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në magjistralen Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë.
Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një kamion.
“Për pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”, thuhet në njoftim.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri tek aksidenti”.
Artikuj të ngjashëm