Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Istog, lëndohen 12 nxënës e dy shoferë

Policia e Kosoves

Foto-Ilustrim

Në një aksident trafiku në fshatin Gurrakoc të Istogut janë lënduar 14 persona, prej tyre 12 nxënës e dy shoferë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i ka thënë KOHËS të enjten se në aksident janë përfshirë një kombibus dhe një veturë, e të përfshirët kanë marrë trajtim mjekësor.

“Nxënësit dhe dy vozitësit fillimisht janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Istogut, e më pas është rekomanduar të dërgohen në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës. Të gjithë janë liruar për në shtëpi, përpos një nxënësi që po trajtohet. Ai gjendet jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.

Policia njoftoi se po hetohen shkaqet e aksidentit.