Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shtatë të lënduar nga aksidenti në Istog

Aksidenti në Gjilan

Foto ilustrim

Shtatë persona janë lënduar në një aksident trafiku të enjten pranë fshatit Shushicë të Istogut.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i ka thënë KOHËS se në aksidentin që ndodhi rreth orës 15:00 janë përfshirë katër vetura.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar Gashi.

Autoritetet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin.

Artikuj të ngjashëm