Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në Istog të dielën, njoftoi Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për KOHËN se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:16 në fshatin Gurrakoc, ku janë përfshirë tri vetura.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:16. Në aksident kanë qenë të përfshira katër automjete, e katër persona kanë mbetur të lënduar. Njëri prej tyre është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ndërsa tre të tjerë në QMF”, deklaroi Gashi.
Ai shtoi se me rastin po merren ekipet policore.
Artikuj të ngjashëm
-
Aksident në një fshat të Istogut, tre të lënduar dërgohen në Spitalin e Pejës
-
Shtatë të lënduar nga aksidenti në Istog
-
Aksident i rëndë në Cërrc të Istogut, një person humb jetën
-
Katër të lënduar në aksidentin në Ozdrim të Pejës
-
Katër të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Pejë, njëra e Policisë