Një person ka vdekur në një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër daljes së Malishevës. Policia i ka thënë KOHËS se në aksidentin e ndodhur pasditen e së shtunës janë përfshirë dy vetura.
Sipas hetimeve të para, dyshohet se vetura ka qenë e ndaluar në shiritin emergjent dhe automjeti kombi në lëvizje e ka goditur atë.
“Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, për t’u marrë me rastin. Policia në vendngjarje ka ftuar edhe ekipet mjekësore të cilët kanë konfirmuar se si pasojë aksidentit një person ka humbur jetën. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante të trafikut”, thuhet në njoftimin policor.