Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i vdekur në një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka vdekur në një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas njoftimit nga Policia, raportohet edhe për një tjetër person të lënduar.

Policia konfirmon se njësitet relevante policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.

“Policia e Kosovës, njëkohësisht apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat në trafik dhe të ju përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike”, thuhet në njoftim.