Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i vdekur

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime, duke marrë tretman mjekësor, në një aksident që ka ndodhur në orët e mbrëmjes në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në dalje të Suharekës.

“Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje, bëhet fjalë për një aksident ku janë përfshirë tri vetura”, ka njoftuar Policia.

Organet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë matje dhe shikimin e vendit ku ka ndodhur aksidenti.

Njësitet policore të trafikut kanë bërë shikimin dhe matjet në vendin ku ka ndodhur aksidenti.