Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, tre të lënduar

Foto: Koha / ilustrim

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku ku tre persona mbetën të lënduar.

Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, theksoi se aksidenti ndodhi mes tri veturave.

“Rreth orës 07:30 në Prishtinë, ka ndodh një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti për KOHËN.