Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku në Veternik të Prishtinës.
Policia i ka thënë KOHËS se aksidenti ka ndodhur të enjten në ora 20:30 dhe të përfshira ishin tri vetura.
“Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, thuhet në njoftim.