Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku në fshatin Gllaviçicë të Pejës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i tha KOËHS se aksidenti ndodhi të hënën rreth orës 12:55, ku janë përfshirë një veturë dhe një autobus.
Sipas tij, personi i lënduar rëndë është dërguar me emergjencë në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante”, tha Gashi.
Artikuj të ngjashëm