Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Nëntë të lënduar nga një aksident zinxhiror në Gllaviqicë të Pejës

Nëntë persona janë lënduar nga një aksident zinxhiror mbrëmjen e sotme. Aksidenti mes tri veturave ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllaviqicë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Sot rreth orës 20:20 minuta, Policia është njoftuar për një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllaviqicë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, me ç’rast veç dëmeve materiale kanë pësuar lëndime nëntë persona të cilët janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal të Pejës për tretman mjekësor”, tha Gashi.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. /ksp