Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Vragoli. Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se këmbësori është goditur nga një motor dhe vdekja e tij është konstatuar në vend të ngjarjes.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, në një përgjigje për KOHËN, poashtu konfirmoi se po kryhen hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë çuar deri të ky aksident.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo “Rreth orës 17:35 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në Vragoli është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Sipas informatave fillestare dyshohet se një këmbësor është goditur nga një motor. Ne vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Është njoftuar prokurori dhe mjekësia ligjore përderisa hetimet janë duke u kryer nga Policia për te sqaruar te gjitha rrethanat qe kane quar deri te ky aksident tragjik”, thuhet në përgjigjen e Hoxhës.
Poashtu u apelua për kujdes në trafik, respektim të rregullave dhe përshtatje te shpejtësisë ne rrugë, posaçërisht kur ka ndryshime atmosferike-reshje dhe dukshmëria është me e kufizuar.