6954 euro që dyshohet se janë të falsifikuara, janë konfiskuar nga Policia e Kosovës në 24 orët e fundit.
Ato janë konfiskuar pas raportimit në dy raste të ndryshme, njëri në Graçanicë e tjetri në Fushë-Kosovë.
6590 euro është raportuar se janë deponuar në një bankë në Preoc të Graçanicës.
“Preoc, Graqanicë 27.12.2023-09:20. Dy ankuese femra kosovare-zyrtare të bankës, kanë raportuar se kohët e fundit, nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, gjithsejtë 3295 x 2€ në vlerë 6590 €, të cilat janë konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme. Është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërkohë që në Fushë-Kosovë, gjithashtu në një bankë, janë deponuar 364 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.
“Te-Rrethi, Fushë-Kosovë, 11.12.2023. Me 27.12.2023 ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se klient të ndryshëm nga data e cekur kanë deponuar 364 € monedha të ndryshme metalike, shumica prej tyre në vlerë 2 €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme, është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.
Edhe
Punëtorët e bankave raportojnë për falsifikim parash në Graçanicë e Lipjan, mbi 1,200 euro të dyshuara
LEXO EDHE:
-
Në një bankë në Gjakovë deponohen afro 3000 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara
-
732 dyeuroshe deponohen në një bankë në Fushë-Kosovë, dyshohet se janë false
-
Tri banka raportojnë për deponim të parave të falsifikuara
-
Raportohen dy raste të falsifikimit të parave, u deponuan 500-she, 2-she e 1-she false