Menaxherja e një banke në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë-Kosovë ka raportuar në polici për deponimin e 732 monedhave metalike, dyeuroshe, të cilat dyshohet se janë të falsifikuar.
Rasti është raportuar në polici të enjten.
“Ankuesja femër kosovare, menaxhere e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar rreth 732 monedha metalike prej 2€, në vlerë rreth 1464 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raportin e Policisë.
Paratë e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa rasti thuhet se vazhdon të hetohet.
Artikuj të ngjashëm
-
328 dyeuroshe deponohen në një bankë në Prishtinë, dyshohet se janë false
-
Dyshohet se 2000 euro të falsifikuara u deponuan në një bankë në Ferizaj
-
Nga një bankë raportohen 225 monedha 2-euroshe false
-
Arrestohet një burrë në Fushë-Kosovë, iu gjetën 400 euro të falsifikuara
-
Zyrtari i një banke raporton se janë deponuar 1131 monedha 2-euroshe false