Një 80-vjeçare ka vdekur të mërkurën pasi është goditur nga vetura në Drenoc të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për KOHËN se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal, por nuk ka mundur t’i bëjë ballë lëndimeve.
“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal, por si pasojë e lëndimeve të rënda nuk ka mundur t’ju bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar i Spitalit Rajonal të Pejës”, ka thënë Gashi.