Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 6 vjet dënim me gjobë dy të pandehur në Ferizaj, për veprat penale “trafikim me njerëz” dhe “shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”.
Kryetari i Trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar dhe pranimit të fajësisë nga ana e të pandehurve, të pandehurin H.B. e shpalli fajtor për veprën penale trafikimi me njerëz dhe të njëjtit i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej 300 euro, ndërsa të pandehurin B.B. i akuzuar për veprën penale “shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre vjet.
Sipas njoftimit, i pandehuri H.B. akuzohet se gjatë vitit 2020 në Ferizaj dhe Kaçanik, me dashje dhe me qëllim të përfitimit pasuror për vete, ka keqpërdorur në vazhdimësi pozitën e ndjeshme të viktimës N.Xh. e cila është me prapambetje mendore, në atë mënyrë që të njëjtën e ka mbajtur nën kontroll dhe e ka shfrytëzuar për qëllime seksuale, duke siguruar persona të ndryshëm ndër ta të pandehurit B.B, A.B, G.R, G.D, I.D dhe Sh.B, që të kryejnë marrëdhënie seksuale me të në këmbim të parave, të cilat para më pas i ka marrë për vete.
“Ndërsa i pandehuri B.B akuzohet se nga muaji janar deri në muajin gusht 2020, në Kaçanik dhe Ferizaj, ka shfrytëzuar shërbime seksuale të viktimës së trafikimit, edhe përkundër faktit se ka qenë në dijeni se viktima N.Xh. është person posaçërisht i ndjeshëm për shkak të prapambetjes mendore, në atë mënyrë që fillimisht ka kontaktuar me personin H.B i cili ia kishte ofruar viktimën për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë, duke ia dërguar në vende të caktuara, herë në Kaçanik në banesën e tij, e herë në motele e podrume banesash në Ferizaj, ashtu që pas shfrytëzimit të shërbimeve seksuale nga viktima, të njëjtën e ka paguar në shumë prej 5-10 euro, e të cilat para e njëjta me pas ia ka dhënë të pandehurit H.B”, thuhet në njoftim.
Kryetari i trupit gjykues ka veçuar procedurën penale kundër të akuzuarve G.D dhe G.R, me që të njëjtit nuk e kanë pranuar fajësinë për veprën penale siç i ngarkon aktakuza, ndërsa të akuzuarit A.B dhe Sh.B, për shkak se nuk ka mund të sigurohet prania e tyre.
-
Gjashtë vjet burgim për dy të akuzuarit për trafikim në Gjilan
-
3 vjet burg ferizajasit për shërbime seksuale me viktima të trafikimit
-
Tetë vjet burgim për trafikim dhe keqtrajtim të gruas me aftësi të kufizuara mendore
-
Aktakuzë ndaj 2 personave, trafikonin seksualisht vajza në këmbim të 50-400 eurove
-
27 vjet burgim e 5 mijë euro gjobë për 4 të akuzuar për grabitje në Ferizaj