Në Istog është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqipta.
Policia e ka gjetur lokalin e tij, bastore sportive, të hapur dhe aty punonte një person pa licencë dhe pa leje pune, njofton Policia.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët komunalë.
Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur lokali dhe janë konfiskuar një televizor, dy kompjuterë dhe një kasafortë e dorës në të cilën ka pasur 20 euro, transmeton Koha.net.
Lokali është mbyllur nga inspektorët, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Artikuj të ngjashëm
-
Raportohet se i ndalonte automjetet pa autorizim, arrestohet për armëmbajtje pa leje
-
Në sheshin e Skenderajt dyshohet se një lokal shfrytëzohej si bastore
-
Arrestohet një person në Skenderaj, organizonte baste të paligjshme
-
Arrestohet një person në Gjilan, organizoi bixhoz të paligjshëm
-
Arrestohet një person për bixhoz të paligjshëm në Istog