Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Gjilan, organizoi bixhoz të paligjshëm

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, nën dyshimin për “organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

“Sot më, 16.09.2021, zyrtarë policorë në Gjilan, gjatë realizimit të detyrave zyrtare, kanë hasur në një bastore ilegale. Për rastin është njoftuar prokurori dhe me urdhër të tij janë kontrolluar lokali dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar I. G., (1969) me banim në Gjilan”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar mjete dhe pajisje elektronike të cilat dyshohet se janë përdorur për të luajtur lojëra të fatit nga klientët e kësaj bastore ilegale.

Me vendim të lëshuar nga prokurori i shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.