Është arrestuar një person në fshatin Rakosh në Istog, për bixhoz të paligjshëm, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas informatave të Policisë rreth orës 21:00, gjatë një patrullimi në Rakosh janë vërejtur disa persona brenda një lokali dhe gjatë kontrollit janë parë disa tiketa të lojërave të fatit.
Policia pronarit të lokalit i ka shqiptuar gjobë 200 euro, duke u bazuar në ligjin antiCOVID, ndërsa e ka ndaluar atë për 48 orë.
“Policia e Kosovës, Stacioni Policor Istog, me datë 08.09.2021, rreth orës 21:00, deri sa ishte duke patrulluar në fshatin Rakosh-Istog, në brendi të një lokali ka vërejtur disa persona, pas kontrollit qe iu është bërë lokalit janë vërejtur disa tiketa të lojërave të fatit. Njësitet relevante te Stacionit Policor Istog, menjëherë ju kanë përgjigjur vendit tё ngjarjes, aty është konfiskuar një shtëpize (kompjuter), që dyshohet së është përdorur për lojëra të fatit. Policia ka arrestuar të dyshuarin (pronarin e lokalit) të njëjtit iu është shqiptuar flet gjoba prej dyqind (200) euro, duke u bazuar ne ligjin anticovid, dhe i njëjti me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48-orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Bastiset një lokal në Prishtinë, sekuestrohen para dhe letra bixhozi
-
Dyshime për bixhoz të paligjshëm në tri lokale në Zubin-Potok, intervistohen disa persona
-
Kërcënoi një person duke ia kërkuar 21 mijë euro, arrestohet për organizim të lojërave të fatit
-
Operacion i gjerë kundër bixhozit në Prishtinë, 34 të arrestuar, mbyllen 15 lokale
-
Masa e arrestit shtëpiak zëvendësohet me paraqitje në polici për 10 të dyshuarit për bixhoz