Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

48 orë ndalim për shtetasin maqedonas, i dyshuar për aksidentin ku humbën jetën 3 kosovarë

Gjykata Themelore Penale e Shkupit ka vendosur masën e ndalimit prej 48 orëve për shtetasin maqedonas të dyshuar se shkaktoi aksidentin në rrugën Bllacë – Shkup, e ku gjetën vdekjen tre kosovarë.

64-vjeçari dyshohet se shkaktoi aksident, duke e hedhur në lumin Lepenc veturën me targa të Kosovës, pasi tentoi ta parakalonte atë.

Me urdhër të Prokurorisë, është kryer edhe autopsia e trupave të pajetë, ndërkohë varrimi pritet të bëhet nesër.

Vetura e zhytur në Lepenc pas aksidentit, u gjet të dielën mbrëma pas më shumë se 24 orë kërkim, ku morën pjesë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, FSK-së dhe vullnetarë.