Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën gjatë zbatimit të masave për parandalim dhe luftim të kundërligjshmërisë dhe kontrabandës ka parandaluar një rast kontrabande në rrugën Stanqiq-Gjilan.
Policia ka ndaluar shoferin dhe gjatë kontrollit në furgonin e tij është vërejtur se kishte të ngarkuara disa paketa me mallra të ndryshme në vlerë mbi 10.000 euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë paketa kishte dylbi teleskopi, pompa uji, aparate, bateri e mallra dhe gjësende të ndryshme, ka njoftuar Policia.
Malli i kontrabanduar dhe automjeti janë dërguar në terminalin doganor.
