Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës me Prokurorinë Themelore në Gjakovë kanë kryer operacion në një dyqan për tregtimin e telefonave në qytetin e Gjakovës.
Janë sekuestruar një sërë pajisjesh që u mungonte dokumentacioni dhe që dyshohet se janë kontrabanduar.
Malli i sekuestruar konsiderohet të jetë i vlerës 10 mijë euro.
“Ky operacion ka rezultuar në sekuestrimin e një sërë pajisjesh, duke përfshirë telefona, orë dore dhe pajisje të tjera përcjellëse, për të cilat palës i mungonte dokumentacioni dhe dyshohet se janë kontrabanduar. Vlera e mallit të sekuestruar shkon përtej shifrës së 10,000.00 Euro”, ka njoftuar Dogana.
Artikuj të ngjashëm
-
Aksion kundër kontrabandës në Pejë, sekuestrohen mallra me vlerë 30 mijë euro
-
Konfiskohen 120 telefona, ora e kufje – vlera rreth 60 mijë euro
-
Tentim-kontrabande në Aeroport: Dy persona kapen me telefona e 36 mijë euro
-
Sekuestrohen telefona të kontabanduar në një biznes në Prishtinë, vlera e tyre mbi 64 mijë €
-
Dogana sekuestron telefona e barna të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës