Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën gjatë zbatimit të masave për parandalim dhe luftim të kundërligjshmërisë dhe kontrabandës ka parandaluar një rast kontrabande në rrugën Stanqiq-Gjilan.
Policia ka ndaluar shoferin dhe gjatë kontrollit në furgonin e tij është vërejtur se kishte të ngarkuara disa paketa me mallra të ndryshme në vlerë mbi 10.000 euro.
Në paketa kishte dylbi teleskopi, pompa uji, aparate, bateri e mallra dhe gjësende të ndryshme, ka njoftuar Policia.
Malli i kontrabanduar dhe automjeti janë dërguar në terminalin doganor.

Artikuj të ngjashëm
-
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra mbi 5,000 euro në Viti
-
Policia parandalon kontrabandimin e mallrave në vlerë 20 mijë euro
-
Parandalohet një rast i kontrabandimit të mallrave në vlerë rreth 30 mijë euro
-
Dogana parandalon kontrabandimin e tekstilit në vlerë mbi 20 mijë euro
-
Konfiskohen mbi 10 mijë euro mallra të kontrabanduara në një dyqan