Policia e Shqipërisë ka identifikuar dhe arrestuar dy persona që dyshohen se ndihmuan një tjetër për ta fshehur trupin e pajetë të E.N. – recepsionist i një hoteli - pasi e kishte vrarë.
Nga informacionet e Policisë deri tash dihet se si i dyshuar për vrasjen në Dhërmi është personi me inicialet G.SH., bashkëpronar i hotelit, dhe se më pas është ndihmuar për ta fshehur trupin nga dy punonjës të hotelit të tij.
“Nga këqyrja e banesës ku qëndronte shtetasi G. Sh., në një kasafortë në dhomën e gjumit, shërbimet e Policisë gjetën 1 fishek arme zjarri, me kapsollë të goditur, i cili u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim”, ka thënë Policia.
G.Sh. dyshohet për veprat “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e dy të tjerët për veprën penale “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, kryer në bashkëpunim.
-
Vritet e më pas i zhduket trupi një 31-vjeçari në Dhërmi
-
Arrestohet një i dyshuar për vrasje të rëndë
-
Gjendet e vdekur një 31-vjeçare nga Kosova në një hotel në Durrës
-
50-vjeçari shqiptar në kërkim nga Italia, dyshohet për vrasjen e bashkëshortes
-
Prokuroria për vrasjen në Fushticë: Arma u gjet në shtëpinë e vëllait të viktimës