57-vjeçari rus Aleksandar Bobovnikov është arrestuar nga policia shqiptare në aeroportin e Rinasit. Ishte shpallur në kërkim nga shteti rus për veprën penale të mashtrimit.
Siç raporton “BalkanWeb”, Bobovnikov, me profesion neurokirurg, erdhi në Shqipëri me aeroplan privat nga Gjermania.
57-vjeçari është shpallur në kërkim nga Rusia pasi ka dalë kundër luftës në Ukrainë.
Ai më herët është ndaluar në Firence por gjykata italiane ka ndaluar ekstradimin për shkak të natyrës politike të çështjes për të cilën kërkohej në Rusi.
Vendet e Bashkimit Evropian e kanë refuzuar arrestimin e tij, ndërsa aktualisht mbetet të shikohet cili do të jetë qëndrimi i drejtësisë shqiptare.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjykata e Tiranës e liron shtetasin rus dhe refuzon kërkesën e Moskës për ekstradim
-
Fluturimi i Vulinit drejt Moskës ndërpritet në mes të rrugës, aeroplani kthehet në Beograd
-
Rusia liron shtetasin amerikan Stephen Hubbard
-
Rusia liron një 74-vjeçar amerikan pas vizitës së Witkoffit
-
Rumania arreston një rus për spiunazh ndaj bazave të NATO-s