Një 47-vjeçar shqiptar i ka vënë flakën vetes pasi shteti i Italisë mori vendim për ta dëbuar nga vendi, raporton “RaiNews”.
Ngjarja ka ndodhur të martën pasdite në rrethinën e Milanos.
Burri i vuri flakën vetes duke lyer veten me alkool para syve të gruas së tij. Ai ka pësuar djegie në mbi 70 për qind të trupit, por është jashtë rrezikut për jetë pasi u shpëtua nga kalimtarët në rrugë.
Shqiptari ishte prej një kohe të gjatë në Itali dhe punonte si kamerier. Është i martuar me një shtetase rumune.
Policia po përpiqet ta konfirmojë se akti ekstrem u ndërmor shkaku i vendimit për dëbim.
LEXO EDHE:
Artikuj të ngjashëm
-
Burri vrau një 45-vjeçare në Athinë dhe më pas edhe veten, viktimat dyshohen se janë shqiptarë
-
Katër migrantë digjen të gjallë në veturën e tyre në Itali
-
Një shqiptar në Itali vret ish-gruan dhe partnerin e saj
-
Vetëplagoset një burrë në Drenas
-
Shtetasi i Shqipërisë vetëplagoset me pistoletë në Prishtinë