Një burrë është vetëplagosur në Drenas.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën derisa i dyshuari ishte duke vozitur veturën e tij.
Ai dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në këmbën e majtë.
Rasti është cilësuar “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
“ I dyshuari derisa ka qenë duke drejtuar veturën e tij, dyshohet se është vetplagosur me armë zjarri në këmbën e majtë afër gjurit. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është konfiskuar një pistoletë, pesë fishkë dhe një gëzhojë. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Vetëplagoset me armë zjarri një person në Ferizaj, përfundon në mbajtje
-
Një person vetëplagoset me armë zjarri në Ferizaj, gjendja e tij e rëndë
-
Vetëplagoset aksidentalisht me armë, Policia i konfiskon pistoletën e i gjen marihuanë
-
Shtetasi i Shqipërisë vetëplagoset me pistoletë në Prishtinë
-
50-vjeçari dyshohet se u vetëplagos me armë zjarri në Lipjan