Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

50-vjeçari dyshohet se u vetëplagos me armë zjarri në Lipjan

emergjenca

Ilustrim

Një 50-vjeçar dyshohet se është vetëplagosur të dielën me armë zjarri në fshatin Mirenë të Lipjanit.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 12:00. 

"Sot, rreth orës 12:00, policia është njoftuar se në fshatin Mirenë të Lipjanit, një person (mashkull) është plagosur me armë zjarri. Njësitet  policore kanë dalë në vendngjarje dhe në koordinim me Prokurorin e shtetit,janë duke u marrë me hetimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor", ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Për gjendjen e tij shëndetësore janë deklaruar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ku po trajtohet viktima. 

Drejtori i Emergjencës Naser Syla, ka thënë për KOHËN se gjendja e tij aktualisht është stabile dhe se pas intervenimit do të transferohet në tjetër klinikë. 

Edhe Plagoset pas një mosmarrëveshjeje një person Kronikë Plagoset pas një mosmarrëveshjeje një person

“Janë kryer ekzaminimet e nevojshme, tani është në sallën operative të Emergjencës duke u intervenuar nga ekipet e anestezionit dhe urologjisë, pas operacionit do të transferohet në Klinikën e Urologjisë për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë ai.