Një burrë nga fshati Kishnicë ka raportuar në Polici për një mosmarrëveshje rreth përdorimit të veturës më bashkëshorten e tij.
Në Polici ai ka thënë gjithashtu se nuk do të jetojë më me të.
Pas konsultimit me Prokurorin e dyshuara thuhet se është dërguar te familja e saj.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka një mosmarrëveshje me të dyshuarën- bashkëshorten e tij, rreth përdorimit të veturës së tyre dhe po ashtu ka deklaruar se, nuk dëshiron të vazhdojë të jetojë më tutje me të, bashkëshorten e tij. Në konsultim me prokurorin, e dyshuara është dërguar te familja e saj, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.
LEXO EDHE:
Artikuj të ngjashëm
-
Dërgohet për trajtim mjekësor një grua në Rahovec, piu medikamente pas mosmarrëveshjeve me burrin
-
Burri në Pejë raporton se u sulmua nga bashkëshortja
-
Burri raporton se i janë zhdukur gruaja me vajzën
-
Kërcënoi gruan se do t'ia publikonte fotot intime, lirohet në procedurë të rregullt
-
Gjakovë, burri raporton në Polici se u keqtrajtua nga gruaja