Një grua nga Fushë-Kosova ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj ka shkuar te familja e saj dhe u ka thënë se do t’i publikonte disa fotografi intime të saj.
Pas raportimit palët janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti ka ndodhur të mërkurën dhe po trajtohet si dhunë në familje.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar, ky i fundit kishte shkuar te familja e saj (në Ferizaj) dhe i kishte thënë se do ia postoj disa fotografi të papërshtatshme-intime të saj. Palët pasi janë intervistuar, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
-
Arrestohet burri që shantazhoi një grua me publikim të fotografive intime
-
Burri raporton se bashkëshortja po ushtron dhunë fizike ndaj fëmijës së tyre
-
Arrestohet për sulm seksual, pas intevistimit lirohet në procedurë të rregullt
-
Kërcënohet një polic në Lipjan
-
Arrestohet i dyshuari për shantazh, i kërkoi para dhe e kanosi me publikim të fotografive një burrë