Kronikë

Vdiq në QKUK këmbësori që u godit nga vetura në Prizren

Descriptive Text

Qendra Klinike Universitare e Kosovës / Foto: Ilustrim

Këmbësori që është goditur më 24 mars nga vetura në Prizren, ka vdekur të martën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Shefi i Intensives në QKUK, Shaqir Uka, ka thënë për Kohën se pacienti nuk ka arritur t’i bëjë ballë më gjatë plagëve.

“Pacienti në fjalë nuk ka arritur që t’i mbijetojë lëndimeve nga aksidentit dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë sot në mesditë”, ka thënë Uka. 

Policia ka njoftuar më 25 mars se shoferi që dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin, është arrestuar.