Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

4 të lënduar në Sibovc të Podujevës, dy prej tyre me armë zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar për një gjuajtje me armë zjarri në fshatin Sibovc të Podujevës, që është raportuar të martën rreth orës 11:30.

Në këtë rast Sipas Policisë janë lënduar 4 persona dy prej të cilëve me armë zjarri.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar katër persona, prej tyre dy kanë pësuar lëndime nga arma e zjarrit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit deri tani për këtë rast në Polici janë shoqëruar tre persona.

“Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë po ndërmarrin veprimet hetimore, deri tani në stacion policor, kanë shoqëruar tre persona të përfshirë në rast, si dhe është sekuestruar një armë zjarri”, thuhet në njoftim.