Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

34 aksidente të dielën Kosovë, mbi 900 gjoba në trafik

34 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë. Siç bën të ditur Policia, 23 prej tyre ishin me lëndime ndërkaq 11 vetëm me dëme materiale.

Gjatë së dielës janë shqiptuar 984 gjoba në trafik, derisa 22 persona janë arrestuar e 14 janë dërguar në mbajtje.

Policia ka bërë të ditur se nuk ka pasur aksidente me fatalitet.

Image