Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Mbi 2 mijë gjoba për shkelje në trafik në 24 orët e fundit

2022 gjoba janë shqiptuar në trafik në 24 orët e fundit në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur Policia në raportin 24-orësh.

Në raport thuhet se nuk ka pasur aksidente me fatalitet, ndërkaq aksidente me lëndime kanë qenë 22 dhe aksidente me dëme materiale 29.

Është bërë e ditur se janë arrestuar 16 persona, 4 janë dërguar në mbajtje dhe 5 persona në vuajtje të dënimit.