Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

30 ditë paraburgim personit që sulmoi personin zyrtar dhe u arratis

Paraburgim

Tridhjetë ditë paraburgim i janë caktuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt, një personi i cili akuzohet për dy vepra penale: “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “arratisje e personit të privuar nga liria”.

Gjykata ka vlerësuar të mërkurën se ekziston dyshimi i bazuar se N.H. i ka kryer këto vepra.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamenti i Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri ka kryer veprat penale sulmi ndaj personit zyrtar nga neni 402 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1; arratisja e personit të privuar nga liria nga neni 397 paragrafi 1; - vepra të cilat janë të sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata e aprovoi kërkesën e prokurorit të shtetit për paraburgim dhe ia caktoi 30 ditë.