Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë një personi për “mbajtje në pronësi, në kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” dhe “posedimi i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri, me datë 14.04.2021, rreth orës 16:00 minuta në shtëpinë e tij në Gjilan, në kundërshtim me ligjin mbi armët ka mbajtur armë automatike të llojit “Scorpion”, me pesë karikatorë dhe njëqindetetëmbëdhjetë fishekë të kalibrit 1.65 mm. Po ashtu në të njëjtën ditë i pandehuri në shtëpinë e tij, pa autorizim ka poseduar substancë narkotike, ashtu që me rastin e kontrollimit nga ana e Policisë së Kosovës në dhomën e tij të ndejës, në tavolinë janë gjetur tetë qese substancë narkotike e llojit “kokainë”, në peshë prej 2.9 gram”, thuhet në komunikatë.
-
30 ditë paraburgim i jepen personit që iu gjetën substanca narkotike në shtëpinë e tij
-
Arrestohet një person, policia ia bastisë shtëpinë dhe i gjen substanca narkotike
-
30 ditë paraburgim zyrtarit policor në Gjilan për dy vepra penale
-
30 ditë paraburgim i jepen një person për substanca psikotrope dhe analoge
-
30 ditë paraburgim ndaj një personi për posedim të substancave narkotike