Nga 30 ditë paraburgim iu janë caktuar të pandehurve A.H., zyrtar policor dhe L.H., nën dyshimin se kanë poseduar pa autorizim substancë narkotike të llojit "kokainë".
Të pandehurit thuhet se atë ia kanë shitur të pandehurit F.S., i cili ishte fshehur në një motel me të tjerët, që aktualisht gjenden në arrati. Gjithashtu, zyrtari policor dhe L.H., thuhet se ia kanë shitur një armë zjarri të pandehurit F.S.
Të pandehurit, sipas Gjykatës Themelore të Gjilanit, dyshohen për veprat penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’.
-
Arrestohet punonjësi i Policisë në Gjilan, dyshohet për shitblerje të kokainës
-
30 ditë paraburgim i jepen një person për substanca psikotrope dhe analoge
-
30 ditë paraburgim pasi Policia i gjeti armë e substancë narkotike në shtëpinë e tij
-
Paraburgim ndaj avokatit, zyrtarit të gjykatës dhe qytetarit të dyshuar për “ushtrim ndikimi”
-
Ndalohet një person për shitblerje të narkotikëve