Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar 30 ditë paraburgim të pandehurit I. Z., për veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
“Ekziston dyshimi se me datë 28.09.2021, në fshatin Livoç i Ulët, Komuna e Gjilanit, i pandehuri i ka vënë në dispozicion mjetin për kryerjen e veprës penale, në atë mënyrë që makinën e tipit “Ford Fiesta”, ia ka dhënë në shfrytëzim të pandehurit J. H., i cili e ka njoftuar se me këtë veturë do të bartë lëndë narkotike të tipit ”kokainë”, nga Gjilani e deri në fshatin Stançiq, me peshë prej 144.7 gram, e që i pandehuri J. arrestohet ditë më parë dhe substanca narkotike i sekuestrohet”, njoftoi Gjykata.
-
30 ditë paraburgim zyrtarit policor në Gjilan për dy vepra penale
-
30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për posedim të mbi 5 kg marihuanë
-
30 ditë paraburgim pasi Policia i gjeti armë e substancë narkotike në shtëpinë e tij
-
Kërkohet paraburgim ndaj 4 të dyshuarve për narkotikë dhe një të dyshuari për krime kibernetike
-
Iu gjetën 5 kg marihuanë në shtëpi, kërkohet paraburgimi i të dyshuarit në Gjakovë