Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit K. B., për posedim të substancave narkotike.
Policia kishte bastisur shtëpinë e të dyshuarit mëngjesin e së enjtes dhe kishte sekuestruar disa materiale.
“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 04.08.2022, rreth orës 08:30 minuta, në rrugën ‘Idriz Seferi’, gjatë kontrollimit nga zyrtarët policorë, tek i njëjti janë gjet dhe sekuestruar, një qese e vogël plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë 1.4 gramë, një qese e plastikës me peshë 29.6 gramë dhe një qese me sasi 56.1 gramë. Gjithashtu janë gjetur edhe një peshore elektronike – digjitale, një mulli për bluarje të Marihuanës, një sasi e qeseve të vogla që shërbejnë për paketim të narkotikëve dhe një telefon celular”, thuhet në komunikatën e gjykatës.
I pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope dhe analoge”.
-
Arrestohet një person, policia ia bastisë shtëpinë dhe i gjen substanca narkotike
-
Kërkohet paraburgim ndaj 4 të dyshuarve për narkotikë dhe një të dyshuari për krime kibernetike
-
Ndalohet në Gjilan një i dyshuar për mbajtje dhe kultivim të lëndëve narkotike
-
Prokuroria ngreh aktakuzë ndaj personit që shiste substanca narkotike nga shtëpia e tij
-
Një muaj paraburgim të pandehurit që u kap me lëndë narkotike në Gjakovë