Gjykata Themelore e Prizrenit u ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurve F.GJ. dhe A.D. për veprat penale fajde, detyrim dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.
Sipas njoftimit, i pandehuri F.GJ., dyshohet se më 25 janar e kishte kanosur një person, duke i kërkuar para, ndërsa thuhet se edhe e ka sulmuar me grushte dhe thikë në fytyrë.
Gjithashtu, i njëjti thuhet se i ka bërë presion të dëmtuarit për t'ia paguar kamatën mujore.
Sipas Themelores së Prizrenit, i pandehuri A.D., kishte marrë para nga i pandehuri F.GJ. pasi i nevojiteshin për shërim të djalit.
Gjatë pagesës së kamatave për pesë muaj rresht kur i pandehuri F. nuk ishte prezent, i dëmtuari i paguan kamatat tek i pandehuri A. në mënyrë që ky i fundit të hollat më pas t’ i ketë dërguar të pandehurit F.Gj.”, thuhet në komunikatë.
Të pandehurit do të mbahen në paraburgim deri më 2 mars 2022.
-
Paraburgim për dy të dyshuarit për fajde në Prizren, përfituan mbi 400 mijë euro vetëm nga kamata
-
Në emër të kamatës tentuan t’ia merrnin pronat me vlerë rreth 1 mln euro, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarve
-
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për fajde që përfitoi 12 mijë euro nga borxhi 100 euro
-
Aktakuzë për fajde ndaj 5 personave në Prizren
-
Aktakuzë për fajde dy personave të cilët u kapën në flagrancë