Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar 30 ditë paraburgim të dyshuarve S.M., A.B., V.F., dhe F.F. Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale për trafikim me migrantë.
Sipas gjykatës ‘të pandehurit S.M., A.B., V.F., dhe F.F., në bashkëkryerje, merren me kontrabandim të migrantëve me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejt ose të tërthortë të dobisë financiare me datë 16 korrik jashtë vendkalimit zyrtar kufitar shtetëror Shqipëri-Kosovë, në afërsi të fshatit Vërmicë, kanë futur në territorin e Republikës së Kosovës 11 (njëmbëdhjetë) shtetas të Sirisë, të cilët me një automjet të cilën e ka drejtuar i pandehuri S.M., i kanë sjellë deri në shtëpinë e të pandehurit A.B., në Suharekë, në mënyrë që më vonë me kompensim financiar të i transportojnë deri në Mitrovicë afër kufirit, me qëllim të kalimit të tyre ilegalisht në territorin e Republikës së Serbisë”.
-
30 ditë paraburgim për kontrabandim me migrantët sirianë
-
Aktakuzë kundër 7 personave për kontrabandë me migrantë
-
Arrestohen tre të dyshuar për kontrabandim me migrantë
-
Kërkohet paraburgim për 17 të dyshuarit për kontrabandim me migrantë
-
Aktakuzë për kontrabandim me migrantë ndaj dy personave në Prizren