Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar sot masën nga një muaj paraburgim ndaj të pandehurve F.R., dhe SH.B.., për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprën penale kontrabandimi me migrantë sirianë.
Dy të pandehurit janë kapur më datë 20 shtator, në orët e mesditës në autostradën “Ibrahim Rugova” - aksin rrugor Vërmicë – Prizren, teksa po bartnin në dy vetura 9 shtetas sirianë.
Këta të fundit u janë nënshtruar procedurave të rregullta nga autoritetet kompetente të emigracionit.
Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. Ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.
Artikuj të ngjashëm
-
30 ditë paraburgim 4 të dyshuarve për kontrabandim me migrantë
-
Aktakuzë për kontrabandim me migrantë ndaj dy personave në Prizren
-
Ngrihet aktakuzë ndaj personit që kontrabandoi shtatë sirianë për 20 euro secilin
-
Aktakuzë ndaj dy personave për kontrabandim me migrantë
-
Paraburgim 11 të dyshuarve për kontrabadim me migrantë