Gjykata në Aarau të Zvicrës ka dënuar një kosovar me 28 muaj burgim, pasi që ai para dy vjetëve kishte bërë gara me veturë sportive me një person tjetër në autostradën A1 mes Suhrit dhe Badenit.
Një kosovar dhe një zviceran atëbotë kishin garuar me shpejtësi deri 196 kilometra në orë, raporton “Argovia Today”.
Prokuroria kishte kërkuar që të dënoheshin të dy me burgim, 24 përkatësisht 30 muaj.
Kosovari, që po drejtonte një veturë të markës BMW, në atë kohë kishte qenë edhe nën ndikim të drogës. Në gjakun e tij është zbuluar kokainë. Të akuzuarit kanë kërkuar lirimin.
Por Gjykata ka dënuar kosovarin me 28 muaj burgim, ndërsa zviceranin që po drejtonte atëbotë një veturë Ferrari me 22 muaj burgim.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosovari 21-vjeçar në Zvicër u kap me 270 kilometra në orë, i shpëton burgut
-
43 muaj burgim për kosovarin në Zvicër, shkaktoi aksident me Ferrari
-
Shoferi në Zvicër gjobitet me 90,000 franga për tejkalim shpejtësie
-
Dënohen me 500 euro dhe i konfiskohet leja shoferëve të rinj që zhvilluan gara shpejtësie në Ferizaj
-
Mërgimtari dënohet për tejkalim të shpejtësisë, Policia i njofton autoritetet zvicerane