24 vjet burgim i janë ndarë G.E. në Gjakovë për veprat penale “vrasje e rëndë”, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas njoftimit për media, kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Mentor Bajraktari, e shpalli fajtor për tri veprat penale dhe i shqiptoi dënim me burgim afatgjatë njëzet e katër vjet, duke i llogaritur kohën e kaluar në paraburgim nga data 25 tetor 2016.
“I pandehuri G. E., akuzohet se ‘datën 02 janar 2010, rreth orës 22:45 minuta, në Pejë, në diskotekën ‘C. C’ e cila gjendet në afërsi të sheshit ’Haxhi Zeka’ në Pejë, me dashje në shenjë hakmarrje për ta privuar nga jeta të dëmtuarin V. K., ka nxjerr dy armë dhe ka filluar të gjuaj në drejtim të tij me këtë rast me dashje ka privuar nga jeta viktimën B. Sh. dhe ka rrezikuar jetën e të dëmtuarve V.K., A. B. dhe një numri të madh të personave të pranishëm në diskotekë. Po ashtu në largim e sipër nga vendi i ngjarjes, jashtë diskotekës ‘C. C.’, me armë zjarri ka shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve, duke rezultuar me lëndim të rëndë trupor për të dëmtuarit H. B.”, thuhet në njoftim.
Gjykata thotë se kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.
-
Lirohet nga akuza i akuzuari për vrasjen në “City Club” në Pejë
-
Aktakuzë ndaj një personi në Pejë për vrasje të rëndë në tentativë
-
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për vrasjen në Gjakovë
-
Katër vjet e gjysmë burgim për vrasjen në tentativë për shkak të një prone në Gjakovë
-
Gjashtë vjet burgim për vrasje të rëndë në tentativë në një lokal në Gjakovë