Pjetër Nrecaj është dënuar me 24 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes, Valbonës, dhe vajzës së tij. Nrecaj u dënua edhe për armëmbajtje pa leje.
Më 31 tetor në Gjykatën Themelore të Gjakovës, Pjetër Nrecaj, është deklaruar sërish fajtor për dy veprat penale që akuzohet: vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Vrasjen e vajzës së tij, e ka konsideruar aksidentale, raporton KTV.
Dyshime se prokuroria nuk hetoi ankesat e Valbona Nrecajt për dhunim seksual
"Dihet se dy anëtarë të familjes i kam humbur. Edhe vajzën e vogël aksidentalisht dhe e pranoj fajësinë, dhe jam i penduar," kishte thënë Nrecaj.
Valbona Nrecaj u qëllua për vdekje mbrëmjen e 7 gushtit pesë orë më herët ajo kishte njoftuar policinë për kërcënimet që po i bëheshin nga ish bashkëshorti. /Donika Voca.
Policia mundohet të justifikojë mosveprimin ndaj Valbonës duke thënë se ajo nuk kërkoi mbrojtje
-
Dënohet me 24 vjet e gjashtë muaj burgim Pjetër Ndrecaj
-
Vrasësit të gruas dhe vajzës i shtohet edhe 1 vit e 8 muaj burgim
-
Gjithçka rreth seancës ku Nrecaj u dënua me 24 vjet burgim për vrasjen e gruas dhe vajzës
-
Pjetër Ndrecajt, që vrau gruan dhe vajzën e tij, i rritet dënimi në 30 vjet burgim
-
Selimi për dënimin e Ndrecajt: Politika e dënimeve mbetet sfidë për sistemin e drejtësisë