Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka reaguar pas shpalljes së dënimit prej 24 vjet e gjashtë muaj burgim të Pjetër Ndrecajt i cili ka vrarë gruan dhe vajzën e tij 9-vjeçare në Brekoc të Gjakovës.
Ai ka thënë se ka përcjellë me shqetësim uljen e dënimit të Ndrecajt, duke shtuar se politika e dënimeve mbetet sfidë për sistemin e drejtësisë në vend.
Selimi përmes një statusi në Facebook ka shkruar se është zotuar që politika do t’i mbajë duart larg nga drejtësia, sado që sipas tij, kjo është e vështirë.
Ai thotë se detyrë e tij, si i pari i Ministrisë së Drejtësisë, është garantimi i një sistemi efikas, të pavarur e të paanshëm dhe të qasshëm për të gjithë.
“Nuk dua të marr asnjëherë merita kur një prokuror apo gjykatës i guximshëm ndjek dhe dënon zhvatësit e shtetit e të korruptuarit, se ajo është meritë e tyre. Por, në të njëjtën formë, jam i zotuar për të respektuar ruajtjen e pavarësisë̈ së gjyqësorit. Drejtësia në vend nuk është e përkryer, por me të gjitha sfidat, mbetemi të përkushtuar dhe vazhdojmë me guxim që ta avancojmë sistemin e drejtësisë”, ka shkruar ai.
Edhe
Pjetër Ndrecajt, që vrau gruan dhe vajzën e tij, i rritet dënimi në 30 vjet burgim
Për herë të dytë Gjykata Themelore në Gjakovë të hënën ka marrë aktgjykim dënues për të akuzuarin Pjetër Ndrecaj.
Trupi gjykues me kryetar Gëzim Pozhegun e ka dënuar atë me 24 vjet e 6 muaj burgim.
Pjetër Ndrecaj në nëntor të 2018 ishte dënuar me 24 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes, Valbonës, dhe vajzës së tij.
Por në mars të 2019 Gjykata e Apelit e kishte ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë duke e dënuar atë me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij, në fshatin Brekoc të Gjakovës.
Edhe
RRGK-ja dënon uljen e dënimit për Pjetër Ndrecajn
Apeli kishte vlerësuar se gjykata e shkalles së parë, nuk i ka vlerësuar në mënyrë të drejtë rrethanat rënduese. Por aktgjykimet e Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe asaj të Apelit u hodhën poshtë nga Gjykata Supreme, e cila kishte kërkuar që procesi të kthehej nga fillimi.
Avokati i familjes së të ndjerës Valbona Markut Isa Osdautaj ka paralajmëruar ankesë ndaj këtij vendimi duke e cilësuar këtë vendim si te ulët në krahasim me veprat e kryera nga Ndrecaj.