Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy persona nën kërcënim të armës grabisin telefona, 500 euro dhe cigare në një pikë karburanti

Foto: Koha

Dje në Ferizaj ka ndodhur një grabitje me armë nga dy persona.

“Dy viktima meshkuj K/Shqiptarë punëtorë në një pikë të karburanteve, kanë raportuar se dy të dyshuar meshkuj të panjohur dhe nën kërcënimin e armës AK-47, u kanë grabitur dy telefona celularë, para kesh 500€ dhe një shumë paketime me cigare, të gjitha në vlerë rreth 5000€”, thuhet në raport.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia e Kosovës thotë se të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur ndërsa nuk raportohet për lëndime.

“Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.