Një rast me elemente të veprës penale ‘dhunë në familje’ është raportuar me datën 2 dhjetor 2019 në Skenderaj.
Sipas policisë, bazuar në deklaratën e viktimës dhe provave tjera të siguruara bëhet e ditur se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike, me ç´rast viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, lidhur me rastin kanë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, ku është arrestuar personi i dyshuar nga i cili është sekuestruar një pushkë për të cilën nuk posedonte leje për armëmbajtje”, thuhet në raport.
Ndërsa pas procedurave intervistuese, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.