Një rast me elemente të veprës penale ‘dhunë në familje’ është raportuar me datën 2 dhjetor 2019 në Skenderaj.
Sipas policisë, bazuar në deklaratën e viktimës dhe provave tjera të siguruara bëhet e ditur se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike, me ç´rast viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
“Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, lidhur me rastin kanë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, ku është arrestuar personi i dyshuar nga i cili është sekuestruar një pushkë për të cilën nuk posedonte leje për armëmbajtje”, thuhet në raport.
Ndërsa pas procedurave intervistuese, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
-
Arrestohet një person në Skenderaj për dy vepra penale
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Skenderaj
-
Tri raste të dhunës ndaj grave për 24 orë në Kosovë
-
Prokuroria në Pejë e kualifikon "Dhunim" rastin që Policia e cilësoi "Dhunë në familje"
-
Dyshohet për dhunë seksuale ndaj bashkëshortes, arrestohet një person në Pejë