Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Skenderaj për dy vepra penale

Është arrestuar një person në Skenderaj nën dyshimin se ka kryer veprat penale "dhunë në familje" dhe "armëmbajtje pa leje".

Policia njofton se rasti i dhunës është raportuar më 28 janar, derisa më pas është arrestuar 50-vjeçari me inicialet B.L.

Gjatë intervisimit është zbuluar se i dyshuari posedon një armë zjarri në shtëpinë e tij.

“Policia ka shkuar në lokacionin e lartcekur dhe si provë materiale kanë konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe 19 fishekë të kalibrit 7,62x39mm. Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit, i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa me datën 30.01.2022 është dërguar në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore Mitrovicë-Dega Skenderaj, ku i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj”, thuhet në njoftimin e plotë.